Medica Istanbul
Bul. Vidoe Smilevski Bato 1-1/3, Tetovo 24/7 +389 44 344 414

Disfunksioni erektil

Disfunksioni erektil, apo siç njihet si impotencë mashkullore, paraqet çrregullim të jetës seksuale tek meshkujt, për shkak të pamundësisë për ta arritur ose mbajtur ereksionin gjatë marrëdhënieve sekusale.

 

Simptomat dhe shkaqet për shfaqjen e tyre

Disfunksioni erektil mund të shkaktohet nga një numër parregullsish në funksion të gjithë organizmit. Mund të shkaktohet nga përdorimi i medikamenteve, faktorëve psikologjikë ose fizikë. Impotenca fizike mund të shfaqet si rrezultat i sëmundjeve të ndryshme, lëndimeve ose procedurave kirurgjike. Sëmundjet më të zakonshme nga të cilat mund të shkaktohet disfunksioni erektil janë diabeti, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, sëmundja e mëlçisë, kanceri i prostates, etj.

 

Diagnoza dhe tretmani i disfunksionit erektil

Tek shumica e pacientëve, ekzaminimi fizik dhe anamneza janë të mjaftueshme për mjekun që të diagnostikojë disfunksionin erektil si dhe të rekomandojë trajtimin. Nëse një pacient vuan nga ndonjë sëmundje kronike, është e nevojshme të bëhen hulumtime shtesë.