Çfarë lloje mund të jenë sëmundjet e lëkurës?

Sëmundjet e lëkurës mund të jenë infektive, kërpudhore, viroze dhe alergjike.

Me çfarë karakterizohen sëmundjet infektive të lëkurës?

Sëmundjet infektive të lëkurës krijohen kur mikroorganizmët patogjene hynë brenda indit të lëkurës. Karakterizohen me inflamacion të fortë, dhimbje dhe skuqje, rritja e temperaturës së trupit. Në lëkurën mund të ketë flluska të cilat pas shërrimit do të zhduken.

Sëmundjet infektive më të shpeshta të lëkurës janë folikulitisi, panatriumi, erizipella, impetigo, dermatomikoza.

Me çfarë karakterizohen sëmundjet kërpudhore të lëkurës?

Krijohen si pasoja e dëmtimit të indit të lëkurës për shkak se hyrjen e kërpudhave të ndryshme në lëkurë (Microsporum, Candida etj). Manifestohen me pika të rrumbullakët, skuqje me kruajtje, por të gjitha simptoma varen prej llojit i kërpudhës.

Më zakonshme janë kandidijaza, dermatomikoza.

Me çfarë karakterizohen sëmundjet viroze të lëkurës?

Mekanizmi i sëmundjëve viroze të lëkurës është i ngjajshëm i mekanizmit për zhvillim të sëmundjeve ngjitëse. Më zakonshëm është  virusi papiloma i cili shkakton formim të lytave dhe lytave gjenitale. Gjithashtu, lëkura mund të jetë e goditura edhe nga herpesi. Simptomat variojnë sipas llojit të virusit ose mikroorganizmit.

Si është trajtimi i sëmundjeve të lëkurës?

Fillimisht, në rast se vëreni ndonjë simptom të pazakonshëm të lëkurës suaj, është i detyrueshëm që ta vizitoni mjekun tuaj. Pas diagnozës së caktuar, do të caktohet edhe shërimin e mëtejshëm të sëmundjës. Trajtimi varet prej llojit dhe karakterit i sëmundjës.

Në ordinancën tonë, falë teknologjisë bashkëkohore që e kemi në disponim, si dhe i përvojës së specialistit tonë dermatovenerolog, të gjithë sëmundje të lëkurës, thonjëve dhe flokëve diagnostikohen preciz dhe me kohë dhe shërohen në mënyrë të suksesshme.