Medica Istanbul
Bul. Vidoe Smilevski Bato 1-1/3, Tetovo 24/7 +389 44 344 414
http://medicaistanbul.mk/wp-content/uploads/2018/06/Д-р-Глигор-Џолев-574x605.jpg

Informacione personale

Prof. Dr. Gligor Xholev

Kirurg ortoped

Më shumë informacion

Ka lindur në qytetin e Strumicës, në vitin 1944, Republika e Maqedonisë.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Shkup, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup. Titullin “Doktor i mjekësisë” e fitoi në vitin 1968.
Pas përfundimit të shërbimit ushtarak dhe praktikës mjekësore dy vjeçare, punësohet në Klinikën për sëmundje ortopedike, në vitin 1972. Po të njejtin vit, fitoi specializimin për ortopedi dhe të njejtën e përfundoi me dhënien e provimit specialistik, në vitin 1976, duke marrë statusin specialistik, kirurg ortoped.
Në vitin 1974 regjistroi dy studime postdiplomike dhe të njejtat i përfundoi me sukses, e cila i mundësoi të zgjidhet njëherë si më i ri, pastaj si asistent në lëndën e Ortopedisë.
Si specialist punoi në Klinikën për ortopedi. Në periudhën prej vitit 1977 – 1987, si rezultat i kontratës me Shtëpinë e shëndetit në Pejë, Republika e Kosovës, së bashku me kolegët e tjerë punoi 2 javë në Repartin për ortopedi dhe traumatologji. Po të njejtën periudhë, një vitëm e gjysëm punoi si specialist ortoped në Libi, në qytetin e Dernës, si rezultat i kontratës në mes të Jugosllavisë dhe Libisë.
Pas kthimit nga Libia, vazhdoi të punojë në Klinikën për sëmundje ortopedike.
Si specialist u përcaktua me problematikën e nyjeve dhe kërceve, ashtu që në këtë drejtim u aftësua profesionalisht.  Subspecializimin e realizoi në qendra të afirmuara, institucione dhe klinika jashtë vendin. Si fitues i bursës në Francë, qëndroi 6 muaj në Paris, në Klinikën ortopedike "Ambroise Pare" ku e zotëroi artroskopinë diagnostike dhe metodën operative, ku të njejtën, për here të parë e praktikoi si metodë të re operative joinvazive, në Jugosllavi dhe Republikën e Maqedonisë.
Qëndrimin e dytë profesional si fitues i bursës e vazhdoi në Itali, në qytetin e Milanos, në periudhë kohore prej 3 mujash, në "Istituto orthopedico Gaetano Pini", ku vazhdoi me trajnimin e metodave të ndryshme operative dhe teknikave të gjurit.
Qëndrimin e tretë studimor, në periudhë kohore prej dy muajsh, e kaloi në Klinikën për ortopedi dhe traumatologji në Madrid, Spanjë, me status të stipendistit të qeverisë spanjolle, ku vazhdoi me aftësimin dhe përfitimin e metodave të reja dhe bashkëkohore për shërimin operativ, e veçanërisht për nyjen e gjurit.
Në Klinikën për sëmundje ortopedike, futi në praktikë një numër të madh të metodave të reja operative dhe teknike, ashtu siç është Artroskopia dhe kirurgjia e gjurit.
Njëkohësisht punoi edhe në studime të doktoraturës, të cilat i paraqiti në vitin 1987 dhe të njejtat i përfundoi me mbrojtjen e tezës së doktoraturës nga lëmia e gjurit në vitin 1990 dhe fitoi titullin Doktor i shkencave mjekësore (Ph.D.)
Në fushën akademike në mënyrë permanente është aktiv si edukator dhe mësimdhënës, duke marrë statusin si profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Republika e Maqedonisë.
Pas penzionimit vazhdoi me punë prej 3 vitesh si edukator në Fakultetin e Mjekësisë, në Univeristetin “Goce Dellçev” në Shtip, si dhe në Universitetin MIT në Shkup, deri në vitin 2016.
Në periudhën prej nëntor të vitit 2009, deri në vitin 2015, ka punuar në NEUROMEDIKA, në Shkup, ku ka vazhduar të jep mendime konsultative deri në fillim të vitit 2018.

Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin