Medica Istanbul
Bul. Vidoe Smilevski Bato 1-1/3, Tetovo 24/7 +389 44 344 414

Plastike dhe kirurgji estetike

Pakënaqësia nga pamja e juaj, mund të kontributojë për një ndjenjë të pakëndshme dhe të ndikon më seriozisht ndaj vetëbesimit, pavarësisht gjinisë dhe moshës.

Problemet estetike paraqesin një burim të pakënaqësisë dhe njerëzit mund të  bëhen me komplekse për pamjen e tyre fizike.

Fatëmirësisht, Reparti i kirurgjisë plastike, rekonstruktive dhe estetike të spitalit privat MEDICA Istanbul Tetovë, ka zgjidhje për të gjitha problemet estetike të cilët ndikojnë ndaj vetëbesimit tuaj dhe njëkohësisht u bëjnë që të ndjeheni keq.

Ky repart, i udhëhqur nga ana e specialistëve profesional të Kirurgijsë plastike, rekonstruktive dhe estetike nga Turqia dhe Maqedonia, janë gjithmonë këtu për ju që t’ju sigurojnë një pamje të përkryer. Natyrisht, në dispozicion është edhe aparatura dhe teknologjia më moderne dhe e sofistikuar, nëpërmjet së cilave zbatohen të gjitha intervenimet estetike.

Në kuadër të këtij reparti zbatohen intervenime jo kirurgjike dhe kirurgjike, të cilat mund të jenë estetike dhe rekonstruktive. Shërbimet që i ofrojmë janë:

JO KIRURGJIKE:

-Filera (me acid hialuronik);

-Zmadhim i buzëve;

-Korrigjim të rrudhave nazolabijale dhe të ballit;

-Botoks në pjesën e ballit, mes dhe rreth syve, hundës;

-PRP të fytyrës dhe flokëve me serum dhe aktivizim të GROW FACTOR-it;

-Mezoterapi të fytyrës dhe flokëve;

 

KIRURGJIKE (ESTETIKE):

-Rinoplastika (korrigjim estetik të hundës);

-Liposukcion;

-Abdomenoplastika (neqje të këkurës së tepër në bark);

-Aurikuloplastika (korrigjim estetik të veshëve);

-Implante në vithe, ngritje të vithëve;

-Implante në gji;

-Transplantim të flokëve;

-Blefaroplastika (korrigjim estetik të kapakëve të syve)

 

KIRURGJIKE (REKONSTRUKTIVE):

-Heqje të nevusit (nishanit);

-Heqje të ateromit (gjëndër yndyrore e bllokuar);

-Heqje të melanomit malinj;

-Trajtim të Unguis incarnatus (thonjë në mish);

-Trajtim të Onychomucosa (inflamacion mikotik të thonjit);

Në Repartin e Kirurgjisë plastike, rekonstruktive dhe estetike të MEDICA Istanbul Tetovë, të gjitha intervenimet i kryejnë specialist profesional nga fusha e kirurgjisë plastike, duke përdorur metoda dhe aparaturë më moderne, ku pacientët janë të mirëpritur në një ambient të këndshëm, nga një personel që gjithmonë ështē në dispozicionin tuaj, ndjenjë e këndshme gjatë intervenimit dhe shërbim i shpejtë dhe me cilësi nga ana e ekipit tonë të specialistëve profesional.

Ju garatojmë një pamje të përkryer.

Me MEDICA Istanbul Tetovë, gjithmonë të bukur.

Sepse bukurinë e meritojnë të gjithë!

 

Mjekët

Dr. Iurdakul Ilker Manavbasi

Dr. Iurdakul Ilker Manavbasi

Specialist Plastic & Aesthetic surgery
Lexo profilin