Medica Istanbul
Bul. Vidoe Smilevski Bato 1-1/3, Tetovo 24/7 +389 44 344 414

Kush jemi ne?

Mjekësi e cilësisë së lartë, e ngritur në nivel të artit 

Ju prezantojmë poliklinikën më të re për mjekësi në Maqedoni, MEDICA Istanbul Tetovë, sinonim tanimë i konfirmuar me diagnozë të saktë dhe shërbim të përkryer mjekësor.
MEDICA Istanbul Tetovë është qendër bashkëkohore medicinale e cila shtrihet në sipërfaqe prej 2000 m² dhe i kënaq standardet më të larta botërore për institucione të këtij lloji. Poliklinika është e përbërë prej 13 ordinancash, në të cilat, pacientëve tonë ju ofrojmë procedura dhe zgjidhje diagnostifikimi.
Në MEDICA Istanbul Tetovë, për shëndetin tuaj do të kujdeset personeli mjekësor me kualifikim të lartë, dituria dhe ekspertiza e të cilëve në çdo kohë është në dispozicionin tuaj.

Të njohur për diagnostifikim të shpejtë dhe preciz

MEDICA Istanbul Tetovë është e pajisur me pajisjet më bashkëkohore  PET CT dhe me Rezonancë Magnetike (RMI) të cilat janë të domosdoshme për përcaktimin e diagnozës së saktë dhe për vlerësimin e efekteve nga terapia e kancerit.
Rezultatet nga PET CT përgatiten dhe analizohen në bashkëpunim me MEDICA në Stamboll, ndërsa pajisja e avancuar Rezonanca Magnetike 1,5 Teslla mundëson përcaktim edhe më të detajuar dhe më preciz të të gjitha sëmundjeve.

SHËRBIME DIAGNOSTIKE PLOTËSUESE:

Mamografi digjitale
X-Ray digjital (Rentgen)
Denziometri
Laborator Biokimik Diagnostifikues
Endoskopi/Kolposkopi
Check up shërbime
Departamenti për farmaci–Konsultim me farmacist dhe zgjedhje të preparateve medicinale të rekomanduara nga mjeku i juaj si dhe preparate të shumta farmaceutike si plotësim i terapisë që Ju të ndjeheni më mirë!
Konsultim shërbime-A ju mundojnë disa pyetje rreth shëndetit tuaj ose shëndetit të afërmive të juaj? Apo, ju intereson diçka në lidhje me pjesën e mjekësisë? Prej tash në çdo kohë mund të kaloni në MEDICA Istanbul Tetovë dhe ekipi jonë i ekspertëve do mundohet në çdo kohë t'ju përgjigjet pyetjeve qe i parashtroni.

Ekipi ynë – gjithmonë këtu për ju!

Në çdo kohë, ekipi ynë i ekspertëve do të përpiqet t'ju përgjigjet pyetjeve të parashtruara, si dhe t’ju informojë për temat më aktuale të ndërlidhura me shëndetin.

Pse MEDICA Istanbul?

MEDICA Istanbul Tetovë është pjesë e spitalit diagnostik MEDICA Istanbul–Turqi, e cila ka përvojë shumëvjeçare në lehtësimin e ekzaminimit dhe diagnostifikimin e sëmundjeve koronare të zemrës, kancerit dhe karakeristikave të tjera të ndryshme, duke e shfrytëzuar teknologjinë më të re në mjekësi. Përveç ofrimit të shërbimeve mjekësore, MEDICA është edhe nikoqir i ngjarjeve të shumëllojshme artistike.
Çelësi i suksesit të MEDICA Istanbul Turqiqëndron në personelin mjekësor shumë të kualifikuar rreth Turqisë dhe botës. Ky është rezultat i ekspertëve të njohur nga fusha e radiologjisë, mjekësisë nukleare, alergologjisë, endokrinologjisë, neurologjisë, pediatrisë, hematologjisë, etj.

Shërbim mjekësor i kompletuar

Shërbim mjekësor i kompletuar, i orientuar kah kënaqja e pacientëve. MEDICA Istanbul Tetovëju mundëson pacientëve informacione të detajuara nga ana e mjekut, infermiereve dhe informatorëve, për degët e tyre profesionale. Me çdo pacient diskuton pas çdo tretmani, një pas një, për kualitetin e shërbimeve të ofruara. Gjithashtu, pacientëve që vijnë nga viset më të largëta si dhe jashtë shtetit, ju mundëson akomodim dhe transport.

Teknologji nga prodhuesit më të njohur botëror

MEDICA Istanbul Tetovë përdorë pajisjet dhe teknologjinë më bashkëkohore nga markat më të njohura dhe më të dëshmuara botërore sikurse janë Siemens, Magnetom, etj.

Komoditeti dhe higjiena

MEDICA Istanbul Tetovë është vendi ku do t’ju ndryshojë perceptimi për komoditetin dhe higjienën e institucioneve shëndetësore. Vip apartamenti dhe Vip dhoma e pritjes ju mundësojnë rahati dhe privatësi maksimale gjatë kohës së qëndrimit në MEDICA Istanbul Tetovë.
Ekipi ynë i higjienës, duke u bazuar në standardet botëore, çdoditë bën monitorimin e të gjitha hapësirave të poliklinikës, si dhe kujdeset për të gjithë vizitorët e mundshëm

Komunikojmë në gjuhën tuaj

Për komunikim më të mirë dhe duke marrë parasysh nevojat e pacientëve, MEDICA Istanbul Tetovë ofron shërbime interpretative në të gjitha gjuhët që përdoren në Republikën e Maqedonisë dhe regjionin më të gjërë.

Histori

Qendra medicinale МEDICA u themelua në maj të vitit 2001, në një ndërtesë historike, në lagjen Teshvikije, në Stamboll. 8 muaj ishin të nevojshëm për pregaditjen dhe pajisjen e objektit me mjete moderne dhe të sofistikuara për diagnostifikim.
Pajisjet e para për diagnostifikim në qendrën tonë ishin 1.5 Tesla MR, Open MR, Spiral CT,  Sintigrafi,  Mammografi dhe X-Ray, si dhe Color Doppler Ultrasonografi dhe Bone dansitometri (DEXA).
Në vitin 2002, në kuadër të qendrës tonë u shtua dhe mjeti PET. Në atë kohë përdorej Digital Sistem CR.
Pas dy vitesh, Spiral CT kaloi me 16 Slice CT, ndërsa Mamografi dhe X-Ray u zëvendësuan plotësisht me sistem digjital. Në vitin 2006, i njejti u zëvendësua me PET CT.
Menjëherë, në tre vitet e ardhëshme 16 Slice CT u zëvendësua me 64 Slice CT, i cili në vitin 2011 u zëvendësua me 256 Slice CT. Në periudhën e njejtë, qendra jonë kaloi në pajisjen 3 Tesla MR, e cila e zëvendësoi pajisjen e mëparshme,1.5 Tesle MR.
Në kuadër të qendrës tonë janë të punësuar 6 radiolog, 1 specialist i mjekësisë nukleare dhe 5 teknik të radiologjisë. Shërbimet biokimike dhe mikrobiologjike realizohen nëpërmejt marrëveshjeve të bashkëpunimit me një laborator të zhvilluar.
Në kuadër të Qendrës Diagnostike MEDICA, në 4 qendrat interne dhe fqinjësore, janë të punësuar 35 mjek.
MEDICA, e cila ka mision integrimin e të gjitha inovacioneve në kuadër të mjekësisë, sot është institucion udhëheqës në segmentin e saj.
Përveç prioritet në aspektin medicinal, njëra nga parimet më të rëndësishme të MEDICËS është udhëzimi në drejtim të pëmbushjes së vetë qëllimit jetësor, duke e bashkuar artin dhe mjekësinë.
MEDICA, si mbështetëse e artit dhe artistëve, koncertet javore janë pjesë e traditës së kompanisë. Që nga periudha e themelimit, e deri në ditët e sotme, MEDICA është nikoqir i më tepër se 100 koncerteve, njëkohësisht i hapi dyert edhe për artin vizuel. Me krenari të veçantë deklarojmë se MEDICA njëkohësisht ishte nikoqir i dhjetëra ekspozitash arti, si dhe posedon një koleksion artistik të rëndësisë së lartë.
Me ndjenja, qëllime dhe vizione të njejta, duke falemenderuar kolegët e mi dhe përkrahjen e familjes sime, në tokën ku ndjehem si në vendin dhe shtëpinë time–Маqedoninë, e themelova MEDICA ISTANBULIN e cila ka status të butik spitalit dhe në të cilën do të implementohet një spektër i gjërë i metodave diagnostifikuese dhe tretmaneve medicinale, e cila ka për qëllim të ofrojë One Day Surgery.
Qëllimi ynë është që nëpërmejt spitalit të themeluar në Tetovë, qytetarëve të regjionit si dhe shteteve fqinje, t’ju ofrohet shërbime mjekësore të nivelit më të lartë dhe më profesional. Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falemenderoj.

Dr. Saffet МURAT DINÇER

Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin