sq mk en
Reumatologji

Reumatologji

Reparti i reumatologjisë ka ekip me përvojë shumëvjeçare në diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjeve reumatologjike.

Sëmundjet reumatologjike janë të vjetra po aq sa edhe njerëzimi. Ata zënë një vend të rëndësishme në patologjinë humane. Një numër i madh i spektrit të këtyre sëmundjeve përveç se e përfshijnë sistemin muskulo- skeletor, zakonisht përfshijnë edhe organe dhe sisteme të tjera.

Një pjesë e kësaj grupe i takojnë artritit reumatoid, lupusit sistematik, sklerozës sistematike, giht-it, etj. Mu për këtë aryse është i nevojshëm një trajtim multidisciplinar. 
MEDICA Istanbul ju jep mundësi për konsultim me specialist nga degë të ndryshme medicinale, një numër të madh të analizave biokimike, serologjike dhe testimeve imunologjike (përcaktimi i antitrupave), ekzaminime me RTG, CT. MRI, DEXA dhe të tjera.   

Përcaktimi i hershëm i diagnozës së artritit reumatoid mundëson fillimin e shërimit të hershëm të artritit me terapi bazike, ndërsa me këtë edhe shtyrjen e invaliditetit. 
Të sëmurët me osteoartrit (artrozë) gjithashtu zënë një vend të posaçëm në reumatologji. Ndoshta do të jetë e nevojshme një diagnostikë diferenciale me sëmundjet e ndryshme të sistemit lokomotor.
Tek këto të sëmurë, përveç terapisë do të jetë e nevojshme të jepen edhe këshila për përmirësimin e kualitetit të mënyrës së jetesës.

Osteoporoza e cila dekadave të fundit ka karakter epidemik, nëpërmjet DEXA aparatit mundet të diagnostifikohet dhe shërohet që në fazën fillestare.

Reumatologu ka mundësi dhe kushte që të zbatojë procedurën e artrocentezës, e cila mundet të jetë me qëllim diagnostik si dhe terapeutik. Ekzistojnë mundësi për aplikimin e medikamenteve (kortikosteroid, si dhe preparatet e acidit hijaluronik).


Rezervo kontrollin