sq mk en
Radiologji

Radiologji

Çka është radiologjia?

Radiologjia është një degë e mjekësisë e cila përdor teknika të ndryshme, sikurse është rentgenografia ose tomografia e kompjuterizuar, bazuar në rrezet rentgen, ultrazëri i bazuar në valët ultrasonike, apo rezonanca magnetike e bazuar në fushën magnetike, për marrjen e imazheve nga vetë struktura trupore.
Këtu është përfshirë edhe mamografi, i cili jep pasqyrë të plotë të parenkimit të gjirit, si dhe metoda PET CT, e cila siguron njohuri për zgjërimin e sëmundjeve malinje apo dallimin në mes malinjes dhe sëmundjeve inflamatore.
Vetë ekzaminimin e realizon tekniku i rentgenit, kurse vetë interpretimin mjeku specialist i radiodiagnostikës. Interpretimi i imazhit të fituar nga aparatura diagnostike paraqet dhe vetë analizën dhe vendosjen e diagnozës në raport me gjendjen faktike të pacientit.
Përshkrimi shënohet në raportin që dorëzohet tek mjeku klinik, i cili në të ardhmen, duke marë parasysh edhe hulumtime të tjera, propozon terapinë adekuate.
Imazhet nga ekzaminimi i realizuar fitohen në formë digjitale dhe ruhen në sistem të veçantë, i cili emërtohet PACS dhe është në dispozicion për të gjithë mjekët e institucionit tonë shëndetësor.
Sistemi mundëson ruajtjen e plotë të të dhënave dhe në të ardhmen, me mundësi për komparacion të mëtutjeshëm dhe monitorim të rregullt, veçanërisht tek pacientët me sëmundje kronike apo sëmundje malinje.

Pse jemi ndryshe?

Fokusi i shërbimit tonë mjekësor qëndron në kënaqësinë e pacientit. Për këtë arsye, qasja jonë nuk është e bazuar vetëm në profesionalitetin dhe përvojën e personelit mjekësor, por edhe në mirësinë, xhentilesën dhe qasjen e ngrohtë. Ne duam t’ju sigurojmë ambient të rehatshëm, të ngrohtë, me personel që i besoni.
Momenti më i rëndë për pacientët është marrja e diagnozës së duhur, për të cilën është e nevojshme mjaft kohë.
Institucioni ynë është në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi, duke siguruar një diagnozë adekuate në kohën më të përshtatshme, me përdorimin e teknologjisë digjitale. Përvoja e ekipit mjekësor të MEDICA Istanbul Tetovë është plotësuar me përvojën e ekspertëve të MEDICA Istanbul Turqi. Bashkëpunimi  është në bazë ditore “on-line “, me qëllim të zgjidhen të gjitha dilemat rreth vendosjes së diagnozës.
Veçanërisht, duhet të theksohet përvoja e ekipit turk në lidhje me PET-CT, duke u bazuar në përvojën 16 vjeçare me një numër jashtëzakonisht të madhë të pacientëve.
Ekipi ynë i MEDICA Istanbul në Tetovë është me përvojë edhe në lidhje me RMI, TK, mamografinë si dhe ultrasonografinë.

Rezervo kontrollin