sq mk en
Pediatri

Pediatri

Përshkrimi i repartit të Pediatrisë

  Ordinanca specialistike e Pediatrisë ofron shërbime që i dedikohen popullatës nga mosha 0-18 vite. Seksioni i pediatrisë ofron kujdes të plotë profesional, diagnostifikim dhe tretman të të gjitha sëmundjeve tek të posalindurit, foshnjat, mosha fëmijërore dhe adoleshente. Puna me pacientët përfshin ekzaminimet dhe diagnostifikimet me mjetet dhe metodat më bashkëkohore. Plotësisht kujdesemi për pacientët e vegjël, duke e përfshirë dhe patologjinë më të shpeshtë të moshës fëmijërore (sëmundjet respiratore, infeksionet, anemia), por edhe gjendjet dhe sëmundjet më të ralla patologjike, sëmundje të lindura dhe të trashëguara, çrregullimit e zhvillimit dhe të ngjajshme. Përveç ekzaminimit dhe tretmanit, në repartin e Pediatrisë i kushtojmë rëndësi të veçantë këshillave dhe masave preventive për ruajtjen e shëndetit të foshnjave dhe fëmijëve, si dhe u sigurojmë mbështetje prindërve për realizimin e këtyre masave preventive.
Ekipi ynë i repartit të Pediatrisë, me vëmendje të veçantë, me qasje analitike dhe të individualizuar do t’ju ndihmojë juve dhe fëmijës tuaj, si dhe do t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja. Mënyra bashkëkohore e komunikimit me prindërit dhe fëmijët në spitalin tonë siguron emocione pozitive dhe besim të përhershëm në mes personelit medicinal, fëmijëve dhe prindërve.

Ku dallohemi nga të tjerët

Qasje moderne në përkujdesjen për të porsalindurit dhe fëmijët

Një pjesë e rëndësishme e shërbimeve që i ofron ordinanca jonë specialistike e pediatrisë i dedikohen monitorimit më të hershëm të zhvillimit të foshnjave nga ana e specialistit pediatër, duke
filluar me përcjellje kualitative dhe mbështetje të ditëve të para, pas ardhjes së foshnjës në shtëpi nga materniteti. Monitorimi i ushqyerjes me gji, të ushqyerit, rritja dhe zhvillimi në vitin e parë të lindjes, si dhe përcjellja e prindërve me proçes medicinal konsultativ të vazhdueshëm,  e bën ordinancën Pediatrike të dallohet nga të tjerët.

Këshilla të ekspertëve për gjidhënie dhe ushqyeshmërinë e foshnjave deri në vitin e parë të jetës

Ekipi ynë i Pediatrisë do t’ju ndihmojë në proçesin e inicimit dhe mbajtjes së laktacionit. Bashkërisht do t’i kalojmë të gjithë vështirësitë dhe njëkohësisht, do të kujdesemi që foshnja e juaj të rritet në mënyrën më të mirë të mundur. Për nënat të cilat nuk praktikojnë ushqyerjen me gji, do të sigurojmë këshilla dhe materiale për ushqyeshmërinë e duhur të foshnjave nga mosha më e hershme. Pas muajit 4-6, kur do të vjen koha për futjen e ushqimeve joqumështore (komplementare) tek foshnjat, ekipi ynë do t’ju udhëheq gjatë gjithë proçesit. Në bashkëpunim me prindërit, do të sigurojmë një bazë të mirë për shprehitë e duhura gjatë ushqyeshmërisë dhe rritjes së shëndoshë të fëmijëve, me rrezik për shfaqjen e obezitetit (trashjes) dhe joushqyeshmërisë.

Skrining, diagnostikë dhe monitorimin e sëmundjeve të lindura dhe të trashëguara


Ekipi ynë profesional i repartit tonë të Pediatrisë ofron shërbime konsultative, skrining, diagnostikë të sëmundjeve të ralla, të lindura dhe të trashëguara, si dhe sindroma të ndryshme. Në qoftë se ekziston dyshim në lidhje me sëmundjet e trashëguara nga familja, ju ofrojmë konsultime dhe metoda diagnostike për vlerësimin e rrezikut.

Ndjekja e rritjes dhe zhvillimit të foshnjave prematurë dhe fëmijëve

Ekipi ynë, në mënyrë të vazhdueshme punon me prindërit që kanë fëmijë prematurë. Për ta arritur potencialin e tyre të plotë, foshnjat prematurë kërkojnë qasje më të kujdesshme bashkëkohore, sistem specifik për monitorimin e rritjes dhe zhvillimit, numër të madhë të ekzaminimeve skrining, mbështetja dhe edukimi i prindërve, veçanërisht në tre vitet e para të lindjes. Në spitalin tonë mund ti merrni të gjitha këto shërbime, me kënaqësinë tonë dhe tuajën, me qëllim të vetëm, mirëqënia e fëmijës tuaj.

Ndjekja e zhvillimit të të folurit, komunikimit, si dhe kujdesit të fëmijëve të vegjël


Nga periudha e fëmijërisë së hershme përqëndrohemi në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve, me fokus të veçantë në të folurit, ndërveprimin me mjedisin, komunikimin, kujdesin. Ajo me të cilën krenohemi është qasja serioze e ekipit tonë, përvoja klinike dhe konsultimet që kanë për qëllim mbështetjen e prindërve për kujdes dhe edukim të duhur të fëmijëve, stimulim për mësim dhe vendosja e kornizës e cila do të sigurojë zhvillim të një fëmije dhe individi të shëndoshë.

Ndjekja e zhvillimit të fëmijës, me fokus të veçantë në peshën dhe lartësinë dhe tretmani i obezitetit (trashësisë)

Ekipi ynë, në mënyrë të vazhdueshme ndjek rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, me fokus të veçantë në lartësinë dhe peshën trupore. Rritja në lartësi, në të shumtën e rasteve është temë në interes të prindërve, të cilët më së shpeshti shqetësohen në qoftë se fëmija i tyre do të arrinë lartësinë potenciale. Me ndjekje të vazhdueshme të rritjes, konsultimet dhe këshillat, ushqyeshmëri të shëndoshë, kushte të favorshme jetese dhe aktivitet i paramenduar fizik, do të sigurojmë zhvillim të shëndoshë dhe prevencion nga obeziteti në moshën fëmijërore. Ekipi ynë, në mënyrë profesionale, të kujdesshme dhe analitike, do të qaset me çdo fëmijë që ka obezitet dhe do t’ju udhëzojë kah zgjidhja e problemit, duke mos shkaktuar stres, turp ose barrë psikologjike të fëmijëve dhe prindërve.

Ekzaminimet check-up

Ekipi ynë i repartit të Pediatrisë bën edhe kontrolle check-up, edhe atë si kontrollë konsultative para se të kyqet fëmija në çerdhe ose shkollë, si dhe kontrollë para fillimit të aktivitetit të rregullt fizik në moshën fëmijërore, (stërvitje në futboll, not, tenis dhe të ngjajshme). Gjatë këtyre kontrollimeve, do ti kushtojmë rëndësi të veçantë dhe do ti informojmë prindërit për masat preventive, vështirësitë më të zakonshme dhe rreziqet dhe si të prevenohen dhe parandalohen.

Rezervo kontrollin