sq mk en
Ortopedi

Ortopedi

Shërbime ambulantore poliklinike

- Ekzaminime ortpedike të foshnjave, fëmijëve, të rinjëve dhe të rriturve
- Skrining të foshnjave
- Trajtim konzervativ i anomalive kongjenitale tek të sapolindurit (deformitet i ijeve, këmbë e shtrembër, qafë e lakuar)
-  Ekzaminim ehosonografik i foshnjave, fëmijëve, të rinjëve dhe të rriturve, në spital si dhe në kushte shtëpiake, me aparaturë më bashkëkohore ehosonografike-portative
- Denzitometrija e ashtit (DEKSA sken) për vlerësimin e dendësisë kockore (Оsteoporoza) tek fëmijët dhe të rriturit, tek pacientët ortopedik, gjinekologjik, stomatologjik, si dhe endokrinologjik, në spital dhe kushte shtëpiake, me denzitometër portativ
- Shërbmet e rentgenit
- Analiza laboratorike
- Sipas nevojës, udhëzim për tomografi të kompjuterizuar dhe rezonancë magnetike
- Bllokada intramuskulare, intraartikulare dhe të tjera, punkcione dhe biopsi të muskujve, eshtrave dhe nyjeve
- Aplikimi i PRP metodës në shërimin e ndryshimeve të hershme të artrozës, lëndimet e ligamenteve, etj.
- Shërbime gipsore
- Intervenime të vogla kirurgjike njëditore, në sallën operative antiseptike më bashkëkohore
- Trajtim më bashkëkohorë i dhimbjes me prejardhje nga muskujt dhe eshtrat, në princip të spitalit njëditorë
- Repozicion të fakturave jo të gjakshme
- Trajtim konzervativ të lëndimeve sportive
- Udhëzimi dhe organizimi i ekzaminimeve konsultative sipas nevojës, nga fusha të tjera të ngjajshme mjekësore

  Intervenime operative

 - Endoproteza të nyjeve totale dhe subtotale(biopolare)të ijeve, gjurit, etj.,, të përpunuara nga materiale më bashkëkohore. Joçimentoze, çimentoze, hibride, duke përdorur kirurgjinë minimalo-invazive, qëndrim spitalor minimal dhe rehabilitim maksimal postoperativ,  tek pacientët me pasoja nga deformitetet kongjenitale, artroza, artrit reumatoid, fraktura intraartikulare
- Revizion të endoprotezave totale
- Shërim kirurgjik i anomalive kongjenitale në moshën fëmijërore (deformitet I ijeve, këmbë e shtrembër, qafë e lakuar, etj.)
- Shërim kirurgjik i pasojave nga paraliza cerebrale
- Shërim kirurgjik i kontrakturave, lëndimeve të ligamenteve, muskujve, thyerjeve
- Shërim kirurgjik i lëndimeve sportive
- Shërim kirurgjik i deformiteteve të fituara kockore
- Intervenime artroskopike
- Tërheqja e materialit osteosintetik
- Operacion i pëllëmbës së dorës
- Trajtim kirurgjik i tumoreve të eshtrave beninje dhe malinje
- Organizimi i intervenimeve të ngjajshme kirurgjike, procedurave multidiciplinare
Rezervo kontrollin