sq mk en
Mjekësia Interne

Mjekësia Interne

Me krenari të madhe dhe profesionalizem, me pajisje moderne për një diagnozë të plotë, MEDICA ISTANBUL me ordinance klinikë të specializuar Internistike ofron diagnoze te shpejtë dhe terapinë e duhur në bazë të ekzaminimit të plotë Internistik. Mjekësia Interne është një degë që bën parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të popullsisë së rritur dhe është ndër degët më të rëndesishme të mjekësise. Mjekët internist janë të kualifikuar në trajtimin e pacientëve me sëmundje apo gjendje të padiferencuar ose multi-sistemike. Internistet kujdesen për pacientët e hospitalizuar dhe ambulatorë të cilët shpesh janë të sëmurë rëndë dhe / ose kanë nevoje dhe kërkojnë egzaminime komplekse. Pasi shpesh sëmundjet janë ose prekin më shumë organe apo sisteme dhe shumëkahëshe kolegët nga specialitetet tjera shpesh konsultohet me specialistë të mjekësi të brendshme për specifika të caktuara dhe kushte komplekse për zgjidhjen e rasteve te ndryshme në përgjithësi.
Tek ne mund të konsultoheni dhe të zgjidhni edhe rastet dhe problemet më të vogla shëndetësore si ethe, dhimbje koke, marramendje, një kollë qe zgjate shume, probleme me tretjen, presionin e lartë të gjakut, te ënjturat e këmbeve,.. etj.
Përvec këtyre, këtu ju mund të bëni edhe analizat e mëposhtme:
- Konsultim dhe kontrollim mjekësor internistik dhe ate:  gastroenterologjik, endokrinologjik dhe nefrologjik i pacienteve me egzaminim të detajuar klinik në varësi të ankesave, të analizave laboratorike të gjakut dhe urinës, analizave mikrobiologjike (urinokulturës, etj)
- Ekosonografi - diagnozë me ultratinguj e organeve të barkut, pankreasit, aortës abdominale, mëlçisë, fshikëzen e tëmthit, shpënetkës, veshkave, fshikëzës urinare dhe prostatës.
- Spirometri / matje e kapacitetit të frymëmarjes,
 -Elektrokardiogramë (EKG),
- Monitorim 24h i presionit të gjakut Holter / 24 h ambulatore,
- Monitorim 24h i ritmit të zemrës Holter/ 24 h i vazhdueshëm i EKG,
-Endoskopi diagnostike dhe intervente (me apo pa anestezi): gastroskopi, rektosigmoidoskopi, kolonoskopi dhe ligature te hemorroideve, trajtim i fisures anale, etj.
-Ekosonografi e gjëndrës tiroide, morfologjinë e saj / strukturën, madhësin, furnizimin me gjak, përcaktimin e hormoneve tiroide TSH dhe FT4, FT3, dhe terapine e duhur.
-Laboratori komplete me pajisje moderne mjekësore dhe saktësi të lartë në marrjen e rezultateve.
-Dhënien e terapisë në varësi të sëmundjes (terapi parenterale, inhalacion,...)

Na vizitoni në spitalin me te ri dhe me te sofistikuar MEDICA Istanbul në Tetovë ku do të takoheni me nje ekip shume profesional, human dhe shumë te sjellshem.

Rezervo kontrollin