sq mk en
Kirurgji e përgjithshme

Kirurgji e përgjithshme

Për të gjithë pacientët në gjendje suspektive kirurgjike, MEDICA Istanbul Tetovë ofron konsultime e cila ndihmon rreth përcaktimeve të sigurta të sëmundjeve kirurgjike. Me aparaturen tonë dhe mundësinë për diagnostifikim, sëbashku do të mund të arrijmë deri tek përcaktimi i diagnozës dhe trajimi i hershëm i sëmundjes. Në pjesën e kirurgjisë elektive bëhen intervenime kirurgjike tek pacientët e caktuar, varësisht nga gjendja e përgjithshme e pacientit.
Disa intervenime mund të kryhen me anestezion lokal, tek të cilat nuk nevojitet reanimim, si dhe intervenime pas të cilave pacienti mund të kthehet në shtëpi.
Në repartin tonë angazhohemi edhe rreth kontrollave që u bëhen pacientëve pas lëshimit nga spitali i përgjithshëm, dmth pas intervenimeve ose trajtimeve kirurgjike më të komplikuara.
Gjithashtu, përderisa planifikohet intervenim më i madh kirurgjik, mund që pacienti të pregaditet komplet, pa patur nevojë për caktim të termineve.

Në poliklinikën tonë mund të kryhen këto shërbime:

• Përkujdesi i plagës, fashimi ose lidhja e plagës, qepja, ekscizioni, debridman të plagëve si dhe heqja e penjëve
• Heqja e trupit të huaj, ekstirpacion i tumorit të lëkurës dhe indeve të buta, heqja e lipomit, ateromit, higromit etj.
• Heqja e tumorit të gjirit me diagnostifikim të kompletuar, duke filluar nga EKO-ja e gjirit, mamografia, MR të gjinjëve, punktimi bioptik si dhe analiza histopatologjike.
• Punktim, incizion, drenim i abscesit, trajtim i furunkulit, karbunkulit, flegmonës, panariciumit, hematomit dhe sinusit pilonidal.
• Ekstirpacioni i pjesërishëm ose komplet i thojit.
• Ekscizioni i nevusit, ekscizion dhe korekcion i shenjave të mëparshme.
• Repozicion të hernisë së inkarceruara
• Trajtimi i fimozës dhe parafimozës
• Amputimi i gishtave
• Qepja e tetivave ekstenzore të dorës dhe këmbës

Së shpejti, në kuadër të MEDICA Istanbul do të kryhen edhe intervenime më të mëdha kirurgjikale operative, me teknika më të reja.

Rezervo kontrollin