sq mk en
Laboratori biokimik

Laboratori biokimik

Sot, mjekësia bashkëkohore, nuk mund të paramendohet pa diagnozë laboratorike, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm në zbulimin e hershëm të sëmundjeve, si dhe për mjekim sa me te suksesshem të tyre, përcjelljen e ecurisë së sëmundjes dhe shërimin e saj.
Аktiviteti kryesor dhe më i rëndësishëm i poliklinikës MEDICA Istanbul është perkujdesja e shëndetit të njeriut. Laboratori ynë bashkëkohorë është një ndër faktoret më kryesorë per diagnostifikim të shpejtë dhe të saktë. Për këtë qëllim, poliklinika MEDICA Istanbul zbaton testimet klinike laboratorike më bashkëkohore. Me ekipin tonë të profesionalizuar ju ofrojmë ju ofrojmë diagnostifikim të plotë në pajtueshmëri me tendencat e fundit botërore dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Personeli mjekësor i është përkushtuar plotësisht cilësisë, ofrimit të shërbimeve mjekësore në nivel të lartë profesional dhe plotësimin e nevojave të pacientëve.
Diagnostifikimi mjekësor në laboratori është në bashkëpunim me mjek specialist të biokimisë medicinale, inxhinier të biologjisë, si dhe teknik laborantes.
Të gjitha shërbimet mjekësore zhvillohen në një atmosferë të këndshme në laborator, ku do t’ju ofrojnë shërbime personeli i sjellshëm dhe i profesionalizuar, të cilët plotësisht do t’ju kushtojnë vëmendje dhe në mënyrë efikase dhe të shpejtë do të organizojnë të gjitha testimet e nevojshme.
Marrja e gjakut, mbledhja e urinës, shpesh mund të jetë e pakëndshme dhe një numër i konsiderueshëm i pacienteve mendojnë se procedurat janë të dhimbshme. Në poliklinikën tonë, marrjen e mostrës e realizon stafi mjekësor mjaftë mirë i profesionalizuar dhe i trajnuar. Mostra është në sasi të vogël, ndërsa procedura shkakton dhimbje minimale dhe invazive. Bazuar në këtë, ekipi ynë mjekësor do të ketë ndihmë dhe lehtësim të konsiderueshëm në vendosjen e diagnozës së saktë, zgjedhjen e terapisë adekuate dhe kontrollim më të mirë të gjendjes momentale shendetësore
të pacientit.
Në laboratorin e poliklinikës MEDICA Istanbul, përveç shërbimeve standarde themelore të marrjes së gjakut dhe urinës, mund të realizohen edhe shërbime biokimike. Gjithashtu, mund të kryhen ekzaminime dhe testime të hormoneve, tumor markerave, elektroliteve, faktorët e hemostazës dhe sëmundjet infektive të cilat mund të hulumtohen nëpërmjet gjakut.
            Në MEDICA Istanbul Tetovë, rezultatet merren menjëherë, ose nëpërmjet postës elektronike.

Rezervo kontrollin