sq mk en

Prof. Dr. Nada Marina

Interniste, subspecialiste - reumatologe

Prof. Dr. Nada Marina

Prof. D-r Nada Marina është profesoresh e rregullt në pension, interniste dhe subspecialiste e reumatologjisë. Është e lindur më 26 janar të vitit 1947 në qytetin e Tetovës.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Tetovë. Fakultetin e Mjekësisë e regjistroi në vitin 1965 ku dhe diplomoi në nëntor të vitit 1970. Në Qendrën medicinale në Tetovë ka punuar pesë vite si mjeke e përgjithshme. Që nga viti 1975 ka qenë e punësuar në Klinikën për Reumatologji në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, e deri në penzionim në vitin 2012. Specializimin në mjekësi interne e përfundoi në vitin 1980, ndërsa subspecializimin në reumatologji në vitin 2002.

Ka pasur disa funksione udhëheqëse, edhe atë si udhëheqëse e repartit të sëmundjeve inflamatore dhe reumatike, si dhe për një periudhë të caktuar kohore si udhëheqëse e laboratorisë imunologjike dhe citologjike.

Aktivitetet shkencore, profesionale dhe arsimore



Gjatë mësimëdhënies praktike me studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup ka qenë si asistente më e re, edhe atë që nga viti 1978, ndërsa nga viti 1980 si asistente e rregullt.


Në nëntor të vitit 1998 në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup e ka mbrojtur diseratcionin e doktoraturës me temën: “Analizimi i lëngut sinovijal tek artriti reumatoid nga aspekti klinik dhe patogjen”.
Si bashkëpunëtore shkencore është zgjedhur nga 10 qershori i vitit 2000, ndërsa si docente e lëndës së Mjekësisë interne është zgjedhur nga prilli i vitit 2004.

 

 Si profesoreshë ordinere ka filluar që nga viti 2008. Në mënyrë aktive ka qenë e kyqur në veprimtarinë kërkimore-shkencore të Klinikës si dhe morri pjesë në hartimin e më shumë punimeve nga fusha e reumatologjisë, me të cilat ishte e pjesëmarrëse në shumë kongrese, simpoziume brenda dhe jashtë shtetit sikurse është Republika e Sllovenisë, Spanjës dhe Gjermanisë.
Në mënyrë aktive kaqenë e kyqur në proektin për aplikimin e terapisë biologjike tek të sëmurët me artrit rheumatoid të rëndë dhe agresiv.  


Në punën kërkiore-shkencore të Klinikës për Reumatologji morri pjesë si mentore e punimeve të magjistraturës si dhe si mentore e disertacioneve të doktoraturës. Mentore e shumë specializantëve të mjekësisë interne dhe subspecializantëve të reumatologjisë.


Në vitin 2013 morri pjesë në proektin për profesorët e penzionuar të Ministrisë së Shëndetësisë për të kryer shërbime konsultative nga sfera e reumatologjisë në Qendrën medicinale në Ohër.

Në vitin 2014 morri pjesë në proektin për profesorët e penzionuar të Ministrisë së Shëndetësisë për të kryer shërbime konsultative në Spitalin Klinik të Shtipit, I cili ka përfunduar në shkurt të vitit 2017.


Është anëtare e Shoqatës së Мjekëve Мaqedonas (SHMM), Shoqatës Evropiane kundër sëmundjeve reumatike, si dhe Shoqatës maqedonase kundër sëmundjeve reumatike.


Pyetni mjekun tuaj