sq mk en

D-r Iurdakul Ilker Manavbasi

Specialist i kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive

 D-r Iurdakul Ilker Manavbasi

I lindur më 1971 në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Ka të mbaruar shkollimin univerzitar në Universitetin e Ankaras, Fakulteti i mjekësisë më 1994. Ka të kaluar “Ekspertizën medicinale” provim me nivel të lartë dhe mori të drejtën që të vazhdojë karrierën e tij në departamentin e Kirurgjisë plastike- estetike dhe konstruktive, Universiteti i Hacettepe.

Gjatë kësaj periudhe ka vepruar si mjek vëzhgues në Universitetin Athe të Kuopios në Finlandë për periudhë kohorë një mujore, më pas në Universitetin e Linkopingut në Suedi për një muaj. Pas përfundimit të kirurgjisë plastike dhe estetike në vitin 2001, ai punoi si mbikqyrës i departamentit kirurgjik në spitalin privat Iren në Stamboll deri më 2004. Më vonë iu bashkangjit emrit të njohur botëror Prof.Med.Onur Erol si pasardhës dhe më vonë si bashkëpuntor në Klinikën për Kirurgji plastike dhe estetike të ONEP.

I lartëpërmenduri është specialist i kirurgjisë funksionale nazale, rinovimin kirurgjik të fytyrës, mega liposukcionit (heqjen e trashësisë të më shumë se 5 lt), liposkulptura dhe i kirurgjisë së gjive. Pjestar i shumë organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, disa prej të cilave janë Organizata Kirurgjike për Plastikë estetike në Turqi dhe Organizata e rinoplatikës.

Ka të publikuar artikuj origjinal në shumë gayeta të priviligjuara të Kirurgjisë plastike dhe vazhdon të publikojë edhe më shumë. Përmëshumë, është themelues i Grupit të studimit për kirurgji plastike (HABEK) në Turqi, gjithashtu drejtues i takimeve mujore të cilat përqëndrohen në leksionet e rinoplastikës.

Vazhdon me praktikën e tij private nën emrin “Imep Estetik” që nga viti 2006 në Stamboll.

Pyetni mjekun tuaj