sq mk en
Pse MEDICA Istanbul?

Pse MEDICA Istanbul?

MEDICA Istanbul Tetovë është pjesë e spitalit diagnostik MEDICA Istanbul–Turqi, e cila ka përvojë shumëvjeçare në lehtësimin e ekzaminimit dhe diagnostifikimin e sëmundjeve koronare të zemrës, kancerit dhe karakeristikave të tjera të ndryshme, duke e shfrytëzuar teknologjinë më të re në mjekësi. Përveç ofrimit të shërbimeve mjekësore, MEDICA është edhe nikoqir i ngjarjeve të shumëllojshme artistike.
Çelësi i suksesit të MEDICA Istanbul Turqi qëndron në personelin mjekësor shumë të kualifikuar rreth Turqisë dhe botës. Ky është rezultat i ekspertëve të njohur nga fusha e radiologjisë, mjekësisë nukleare, alergologjisë, endokrinologjisë, neurologjisë, pediatrisë, hematologjisë, etj.

Shërbim mjekësor i kompletuar

Shërbim mjekësor i kompletuar, i orientuar kah kënaqja e pacientëve. MEDICA Istanbul Tetovë ju mundëson pacientëve informacione të detajuara nga ana e mjekut, infermiereve dhe informatorëve, për degët e tyre profesionale. Me çdo pacient diskuton pas çdo tretmani, një pas një, për kualitetin e shërbimeve të ofruara. Gjithashtu, pacientëve që vijnë nga viset më të largëta si dhe jashtë shtetit, ju mundëson akomodim dhe transport. 

Teknologji nga prodhuesit më të njohur botëror

MEDICA Istanbul Tetovë përdorë pajisjet dhe teknologjinë më bashkëkohore nga markat më të njohura dhe më të dëshmuara botërore sikurse janë Siemens, Magnetom, etj.

 Komoditeti dhe higjiena
 
MEDICA Istanbul Tetovë është vendi ku do t’ju ndryshojë perceptimi për komoditetin dhe higjienën e institucioneve shëndetësore. Vip apartamenti dhe Vip dhoma e pritjes ju mundësojnë rahati dhe privatësi maksimale gjatë kohës së qëndrimit në MEDICA Istanbul Tetovë.
Ekipi ynë i higjienës, duke u bazuar në standardet botëore, çdoditë bën monitorimin e të gjitha hapësirave të poliklinikës, si dhe kujdeset për të gjithë vizitorët e mundshëm

 Komunikojmë në gjuhën tuaj

  Për komunikim më të mirë dhe duke marrë parasysh nevojat e pacientëve, MEDICA Istanbul Tetovë ofron shërbime interpretative në të gjitha gjuhët që përdoren në Republikën e Maqedonisë dhe regjionin më të gjërë.