sq mk en
Mesazhi i themeluesit

Mesazhi i themeluesit

Si investitor i një institucioni shëndetësor në Republikën e Maqedonisë, siç e quani këtu – IPSH, qëllimi im kryesor ishte të krijoj një koncept modern mjekësor të një spitali me qëndrim njëditor, i dizajnuar si hotel, vend i këndshëm, aty ku standardet e kujdesit shëndetësor do t’i përmbushin nevojat e pacientëve.
MEDICA Istanbul është një investim privat familjar. Vendosa që ta zgjerojë institucionin tim për kujdes shëndetësor nga Stambolli, Turqi, në Maqedoni. Të shkëmbej eksperiencën dhe të eksplorojë mundësitë e bashkëpunimit me kolegët vendas, me qëllim që të krijojë një model unik të institutit shëndetësorë në vendin tuaj. Ndërkohësisht, me të vërtetë jam jashtëzakonisht i kënaqur me mikëpritjen e vendasve, si dhe komunikojë me shumë investitorë lokal dhe të huaj në Maqedoni.
E udhëheqi MEDICËN në Stamboll pothuajse 16 vite, si themelues dhe radiolog. Gjithë eksperiencën në zhvillimin e standardeve mjekësore, implementimin e protokolleve, si dhe përkujdesin mjekësor me qëllim për përsosmëri në shëndetësi, do ta përcjellim si njohuri në MEDICA Istanbul Tetovë.
Nën logon e MEDICA Istanbul Tetovë, janë organizuar dy institucione private shëndetësore me gjithësejt 12 njësi organizative, duke ofruar përkujdes të përgjithshëm mjekësor për: mjekësi të përgjithshme, pediatri, gjinekologji dhe akusheri, si dhe shërbime stomatologjike, në rrjetin e reparteve që bashkëpunojnë me Fondin për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, si dhe ordinancave specialistike të shëndetësisë sekondare për radiologji, оrtopedi, neurologji, urologji, kirurgji e përgjithshme, mjekësi interne, laborator diagnostik biokimik dhe otorinolaringologji.
Për tu bërë sinonim i kualitetit, është e nevojshme kohë, këmbëngulje dhe përkushtim të plotë, si emocionalisht, ashtu edhe profesionalisht.
Jam i sigurt që njerëzit mund ta njohin kualitetin tek mjeku i tyre. Duke pasur parasysh se përvoja ime është më shumë se 25 vjet dhe faktin që jam shumë i motivuar, më mundëson të jap eksperiencë profesionale nëpërmejt personelit i cili punon në MEDICA Istanbul Tetovë, e cila në shumicën e rasteve paraqet art. Do ta theksoj përsëri, ne ndërtojmë një spital me qëndrim njëditorë, me personel të përkushtuar dhe fokusuar për kënaqjen maksimale të nevojave të pacientëve.

Sinqerisht,


D-r Saffet Murat Dinçer



Themelues dhe kryetar