sq mk en
Kush jemi ne?

Kush jemi ne?

Mjekësi e cilësisë së lartë, e ngritur në nivel të artit
 
Ju prezantojmë poliklinikën më të re për mjekësi në Maqedoni, MEDICA Istanbul Tetovë, sinonim tanimë i konfirmuar me diagnozë të saktë dhe shërbim të përkryer mjekësor.
MEDICA Istanbul Tetovë është qendër bashkëkohore medicinale e cila shtrihet në sipërfaqe prej 2000 m² dhe i kënaq standardet më të larta botërore për institucione të këtij lloji. Poliklinika është e përbërë prej 13 ordinancash, në të cilat, pacientëve tonë ju ofrojmë procedura dhe zgjidhje diagnostifikimi.  
Në MEDICA Istanbul Tetovë, për shëndetin tuaj do të kujdeset personeli mjekësor me kualifikim të lartë, dituria dhe ekspertiza e të cilëve në çdo kohë është në dispozicionin tuaj.

Të njohur për diagnostifikim të shpejtë dhe preciz

MEDICA Istanbul Tetovë është e pajisur me pajisjet më bashkëkohore  PET CT dhe me Rezonancë Magnetike (RMI) të cilat janë të domosdoshme për përcaktimin e diagnozës së saktë dhe për vlerësimin e efekteve nga terapia e kancerit.
  Rezultatet nga PET CT përgatiten dhe analizohen në bashkëpunim me MEDICA në Stamboll, ndërsa pajisja e avancuar Rezonanca Magnetike 1,5 Teslla mundëson përcaktim edhe më të detajuar dhe më preciz të të gjitha sëmundjeve.

SHËRBIME DIAGNOSTIKE PLOTËSUESE:

 Mamografi digjitale 
 X-Ray digjital (Rentgen) 
 Denziometri
 Laborator Biokimik Diagnostifikues
 Endoskopi/Kolposkopi
 Check up shërbime
Departamenti për farmaci–Konsultim me farmacist dhe zgjedhje të preparateve medicinale të rekomanduara nga mjeku i juaj si dhe preparate të shumta farmaceutike si plotësim i terapisë që Ju të ndjeheni më mirë!
Konsultim shërbime-A ju mundojnë disa pyetje rreth shëndetit tuaj ose shëndetit të afërmive të juaj? Apo, ju intereson diçka në lidhje me pjesën e mjekësisë? Prej tash në çdo kohë mund të kaloni në MEDICA Istanbul Tetovë dhe ekipi jonë i ekspertëve do mundohet në çdo kohë t'ju përgjigjet pyetjeve qe i parashtroni.

Ekipi ynë – gjithmonë këtu për ju!

  Në çdo kohë, ekipi ynë i ekspertëve do të përpiqet t'ju përgjigjet pyetjeve të parashtruara, si dhe t’ju informojë për temat më aktuale të ndërlidhura me shëndetin.