sq mk en
Histori

Histori

Qendra medicinale МEDICA u themelua në maj të vitit 2001, në një ndërtesë historike, në lagjen Teshvikije, në Stamboll. 8 muaj ishin të nevojshëm për pregaditjen dhe pajisjen e objektit me mjete moderne dhe të sofistikuara për diagnostifikim.
Pajisjet e para për diagnostifikim në qendrën tonë ishin 1.5 Tesla MR, Open MR, Spiral CT,  Sintigrafi,  Mammografi dhe X-Ray, si dhe Color Doppler Ultrasonografi dhe Bone dansitometri (DEXA). 
Në vitin 2002, në kuadër të qendrës tonë u shtua dhe mjeti PET. Në atë kohë përdorej Digital Sistem CR. 
Pas dy vitesh, Spiral CT kaloi me 16 Slice CT, ndërsa Mamografi dhe X-Ray u zëvendësuan plotësisht me sistem digjital. Në vitin 2006, i njejti u zëvendësua me PET CT.  
Menjëherë, në tre vitet e ardhëshme 16 Slice CT u zëvendësua me 64 Slice CT, i cili në vitin 2011 u zëvendësua me 256 Slice CT. Në periudhën e njejtë, qendra jonë kaloi në pajisjen 3 Tesla MR, e cila e zëvendësoi pajisjen e mëparshme,1.5 Tesle MR.  
Në kuadër të qendrës tonë janë të punësuar 6 radiolog, 1 specialist i mjekësisë nukleare dhe 5 teknik të radiologjisë. Shërbimet biokimike dhe mikrobiologjike realizohen nëpërmejt marrëveshjeve të bashkëpunimit me një laborator të zhvilluar.  
Në kuadër të Qendrës Diagnostike MEDICA, në 4 qendrat interne dhe fqinjësore, janë të punësuar 35 mjek.
MEDICA, e cila ka mision integrimin e të gjitha inovacioneve në kuadër të mjekësisë, sot është institucion udhëheqës në segmentin e saj.
Përveç prioritet në aspektin medicinal, njëra nga parimet më të rëndësishme të MEDICËS është udhëzimi në drejtim të pëmbushjes së vetë qëllimit jetësor, duke e bashkuar artin dhe mjekësinë.
MEDICA, si mbështetëse e artit dhe artistëve, koncertet javore janë pjesë e traditës së kompanisë. Që nga periudha e themelimit, e deri në ditët e sotme, MEDICA është nikoqir i më tepër se 100 koncerteve, njëkohësisht i hapi dyert edhe për artin vizuel. Me krenari të veçantë deklarojmë se MEDICA njëkohësisht ishte nikoqir i dhjetëra ekspozitash arti, si dhe posedon një koleksion artistik të rëndësisë së lartë.
Me ndjenja, qëllime dhe vizione të njejta, duke falemenderuar kolegët e mi dhe përkrahjen e familjes sime, në tokën ku ndjehem si në vendin dhe shtëpinë time–Маqedoninë, e themelova MEDICA ISTANBULIN e cila ka status të butik spitalit dhe në të cilën do të implementohet një spektër i gjërë i metodave diagnostifikuese dhe tretmaneve medicinale, e cila ka për qëllim të ofrojë One Day Surgery.   
Qëllimi ynë është që nëpërmejt spitalit të themeluar në Tetovë, qytetarëve të regjionit si dhe shteteve fqinje, t’ju ofrohet shërbime mjekësore të nivelit më të lartë dhe më profesional. Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falemenderoj.

                                                                                                      Dr. Saffet МURAT DINÇER